Shpallet konkurs për kryeshef të Sekretariatit të KQZ-së

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 15:33 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për hapjen e konkursin për kryeshefin ekzekutiv te Sekretariatit të KQZ-së, raporton Ekonomia Online.

Kjo e ka bërë të ditur, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Në këtë pozitë aktualisht ka vetëm ushtrues detyre.

“Është koha e fundit me i plotësuar dy pozita, për shkak se për këto janë larguar dy pozita e kemi obligim ligjor t’i plotësojmë pozitat e zbraztë të cilat janë pozita të rëndësishme”, tha ajo.

“Janë pozita të stafit civil, vetëm pozita e kryeshefit dhe zv.kryeshefit që është përgjegjësi e KQZ-së”. tha Daka.

Daka si dhe anëtarët e tjerë diskutuan për monitorim te rekrutimit të kryeshefit të ardhshëm të SKQZ-së, por që këtë e lanë në përgjegjësi të sekretariatit, raporton EO.

Poashtu sekretariatit i mbeti të vendos edhe për disa pozita të tjera për shërbyesit civil.

Të ngjashme