Shpalosen rezultatet e anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 06:37 | Nga Ekonomia Online

Demokracia Plus (D+) dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC) në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë (USAID/JSSP) organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. 

Raportet paraqesin të gjeturat nga anketa me përdorues të gjykatave. Kjo anketë ka mbledhur të dhëna mbi përvojat e qytetarëve dhe avokatëve me shërbimet që kanë të bëjnë me qasjen në informata, efikasitetin, gjuhën e përdorur dhe shkallën e korrupsionit.

Pjesëmarrës të kësaj tryeze do të jenë përfaqësues të USAID në Kosovë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), kryetarë të gjykatave themelore, avokatë, pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme