Shpend Ahmeti me lajm të mirë për artdashësit

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 13:23 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është pro që Teatri i Qytetit të ketë trupën e tij rezidente në përputhje me ligjin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Shpendi përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku shpjegoi se kërkesa për ta arritur këtë qëllim i është dërguar ministrit të Financave.

“Teatri i Qytetit duhet të ketë trupën rezidente në përputhje me ligjin. Me 13 Mars kemi dërguar kërkesën në Ministrinë e Financave që të na lejohet financimi i trupës rezidente sipas kërkesës së aktoreve të Prishtinës. Kryeqyteti duhet ta ketë teatrin funksional”, ka shkruar Shpendi në postimin e tij.

Ndryshe, Teatri i qytetit të Prishtinës është “Dodona”, por që sipas dokumentit të dorëzuar nga kryetari Ahmeti në Ministrinë e Financave, shohim se ka mungesa dhe nevojitet formimi i Ansamblit Artistik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme