Shpërblehet edhe një pjesëtarë i FSK-së

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 14:22 | Nga

Nëntogeri i Forcës së Sigurisë të Kosovë, Genti Koqinaj, diplomoi në “Kursin Bazik të Oficerëve për Komunikim” në SHBA, ku si shpërblim për rezultatet e treguara gjatë këtij trajnimi, nga shefi i Shtabit të “Cyber Center of Excellence” në bazën Fort Gordon mori çmimin “Col. Alan C. Dexter”.

Ky çmim i jepet studentit ndërkombëtarë më të mirë të klasës, që tregon performancë të jashtëzakonshme akademike dhe udhëheqëse.

Nëntogeri Koçinaj, Kompania e Komunikimit të FSK-së, kursin bazik të oficerëve për komunikim e ka filluar nga 22 shkurti dhe e ka përfunduar më 21 qershror në Shkollën e Sinjaleve të Ushtrisë Amerikane, në Fort Gordon, Georgia, ku pjesëmarrës kanë qenë 53 kadetë nga shtete të ndryshme të botës, si nga Amerika, Kosova, Hungaria, Arabia Saudite dhe Bosnja e Hercegovina.

Pjesa e parë e kursit ka përmbajtur tema si: procedurat e udhëheqjes së trupave, menagjimi i trajnimit të njësisë, taktikat me njësi të vogla, operacionet paqeruajtëse, operacionet e mirëmbajtjes, operacionet me konvoj, navigim tokësor, kualifikim në gjuajtje me armë etj.

Nëntoger Koqinaj, gjatë kësaj periudhe ka arritur që krahas këtij kursi të ndjek edhe trajnimin shtesë për Mbrojtje të Afërt Luftarake, ku është certifikuar për nivelin e parë të këtij programi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme