Shpërthen bombola, lëndohen dy persona

Prishtinë | 31 Dhj 2016 | 12:12 | Nga

Dy persona, një femër dhe një mashkull, janë lënduar mbrëmë në Prishtinë si pasoi e shpërthimit të një bombole gazi.

Policia njofton se të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

“ Raportohet se si pasoj e një shpërthimi të një bombole gazi, lëndime trupore kanë pësuar dy viktima një mashkull dhe një femër K/Shqiptare të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vend-ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme