Shumë lagje të Prishtinës mëngjesin e së dielës kanë mbetur pa ujë. E gjithë kjo si pasojë e shpërthimit të një gypi, raporton Ekonomia Online.
Uji ka vërshuar rrugën “Luan Haradinaj”, si dhe rrugën “Kosta Novakoviq”.
Ndërsa, zyrtarët e ujësjellësit kanë dal në vendin e ngjarjes për ta sanuar situatën, raporton EO.