Shpërthim i ri tek Tre Rrokaqiejt në Mitrovicë të Veriut (Foto)

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim i ri është dëgjuar tek Tre Rrokaqiejt në Mitrovicë të Veriut.

Edhe gjatë ditës ka pasur të shtëna dhe shpërthime në pjesën veriore dhe këto i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Një qytetar në kushte anonime ka pranuar të flasë për gazetarët e RTV Dukagjinit në teren, që ka thënë se garanata është e tipit M- 57 prodhim serb, që nuk është nga ndonjë kanal zyrtar.

Gjersa ka theksuar se granata është gjetur brenda objektit të Komisionit Komunal Zgjedhor.

Megjithatë, në njoftimin e policisë është theksuar se nuk ka persona të lënduar si pasojë e shpërthimeve të ndodhura gjatë të martës së 6 dhjetorit.

Të ngjashme