Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet

Prishtinë | 06 Kor 2026 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe lënda plasëse ishte vendosur në një automjet.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale teksa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

“Shkodër – Informacion paraprak. Sot, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, shkruan Euronews.al.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.

Të ngjashme