Shpërthim në një shtëpi në Barcelonë, dy të vdekur disa të lënduar

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 09:25 | Nga

AFP raporton se dy persona tani kanë vdekur në një shpërthim në një shtëpi në Kataloni, ku po besohet se ka qenë i lidhur me sulmin e Barcelonës.

Tetë persona tjerë janë lënduar nga ky shpërthim, ndërsa autoritetet policore kanë thënë se kishte lidhje me sulmin terrorist në Las Ramblas të Barcelonës, nga i cili mbetën të vdekur 13 persona dhe u lënduan mbi 100 të tjerë, shkruan Sky News.

Ishte një shtëpi e rrënuar, dhe pas shpërthimit të zjarrfikësve gjetën brenda vetes 20 cilindra gazi. Nga atje u dëgjuan dy shpërthimi, njëkohësisht zjarrfikësit kanë thënë se shpërthimi i dytë mund të ketë qenë për shkak të akumulimi të gazit.

Gjithashtu, thuhet se edhe disa shtëpi të tjera u prekën nga shpërthimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme