Shpërthime të reja nga vullkani në Hawaii, ikin banorët

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 13:56 | Nga

Shpërthime të reja kanë hedhur gulshe llave deri 30 m larg tokës në ishullin më të madh në Hawaii, duke shkatërruar disa shtëpi.

Agjencia e Mbrojtjes Civile tha se kishte tre çarje në rrugë dhe banorët duhet të evakuoheshin pasi gazi i rrezikshëm i dioksidit të squfurit ishte ngritur në nivele vdekjeprurëse dhe ekipet e emergjencës nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë askënd.

Aktiviteti i ri erdhi një ditë pas shpërthimit të vullkanit Kilauea. Një numër tërmetesh gjithnjë e më të fortë tronditën zonën pas shpërthimit; Shërbimi Gjeologjik Amerikan raportoi për një tërmet 6.9 ballë në juglindje të vullkanit.

Të ngjashme