Shpërthimi i bombolës në byrektore, punonjësja e plagosur në sy

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Një bombolë e gazit ka shpërthyer ditën e sotme në Yzberisht, Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona raporton Top Channel.

Punonjësja Ardiana Mesi ka mbetur e plagosur në sy ndërsa bashkëpronarja Klodiana Simeci ka shembje dhe disa djegie.

Mësohet se në biznes ka pasur dy bombula gazi 20 litërshe dhe grupi hetimor po kontrollon nëse kanë qenë të kolauduara.

Shkak i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit, teksa burimet shtojnë se personi i tretë M.P nuk është regjistruar si i plagosur.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme