Peter Davis qëndron në kamion në orët e hershme të së martës në ishullin Kangaroo të Australisë.
Ai po ndihmon që kamionin ta mbush me hoje të bletëve.
Me bletët e llojit liguriane që gumëzhijnë rreth tij, Davis, pronar i kompanisë Island Beehive, prodhuesit më të madh të mjaltit, po shpërngul 92 hoje bletësh në pjesën tjetër të ishullit, e pasur me lule, raporton Reuters.
“Shpërnguljen e kemi filluar të hënën. Ka filluar vonë sepse po përballeshim me zjarret. Deri më tani kemi mbrojtur lagjet dhe shtëpitë tona. Hojet nuk i kemi lëvizur sepse aty ishin të sigurta e nuk dinim ku t’i dërgonim”, ka thënë Davis, i lindur dhe rritur në ishullin Kangaroo, transmeton KTV.
Ai ka treguar se ka humbur rreth 500 hoje nga 1 mijë e 200 sa posedonte.
Ky lloj i bletëve është sjell nga veriu i Italisë në vitin 1884.
Lloji më i pastër i bletëve linguriane që kanë prejardhje evropiane, mbetet më e pastra në botë.
Davisi humbi 500 mijë dollarë mjaltë ndërsa të birit iu dogj ferma dhe nga 500 dele sa kishte, ka mbetur me vetëm 50.
David Clifford, është një tjetër kultivues bletësh.
Para se të fillonte zjarri, ai shpërnguli hojet në pjesën jugore të ishullit, por thotë se prodhimi i mjaltës do të ketë ndikim të madh.
“Sivjet nuk do të kemi mjaltë dhe për këndelljen e tyre tani do të na duhet 15 vjet”, ka thënë Clifford.
Ai shton se pas zjarrit bletët janë të çorientuara dhe më agresive.
Ishulli Kangaroo është ruajtës i bletëve linguriane dhe mbrohet me ligj.