Shqipëri, pesë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit janë identifikuar pesë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga ky virus.

Rastet e reja kanë rezultuar nga 2658 testime që janë kryer.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar dy qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, shtatë prej të cilëve po marrin trajtim të specializuar në spital.

Statistika (12 Korrik 2021)

Raste të reja ditore    5

Të shëruar në 24 orë    2

Të shtruar në spitale    7

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore    2658

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Elbasan    12

Fier    11

Korçë    8

Vlorë     7

Shkodër    5

Lezhë     4

Durrës    4

Kukës    2

Gjirokastër   1

Të ngjashme