Shqipëri: Qeveria cakton Drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 19:35 | Nga

Qeveria ka miratuar sot drejtorin e Teatrit Kombëtar. Emërimi i drejtorit vjen në një kohë kur artistët dhe aktorët po kundërshtojnë prej disa javësh projektin e qeverisë për prishjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e një godine të re.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur që edhe për 4 vitet e ardhme, TK të drejtohet nga Hervin Çuli, ndërsa në garë ishin Ema Andrea, Genci Fuga dhe Laert Vasili.

PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hervin Çuli emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme