Shqipëri – sot hapen dyqanet me pakicë, leja për pazar 2 orë

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Pas 60 orësh të mbyllur në shtëpi, nga dita e sotme jo vetëm për këmbësoret, por edhe dyqanet që tregtojnë me pakicë do të nisë procesi i hapjes.

Nga fillimi i kësaj jave ndryshon edhe orari për lejen për dalje që do të vijojë të merret në e-albania.

17 aktivitete me pakicë do të lejohen që t’i ngrenë qepenat për t’u shërbyer qytetarëve në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë në fashën e orarit 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 pasdite

Por me urdhër të Ministrisë së Ministrisë së Shëndetësisë, çdo biznes që të hënën përfshihet në protokollin jeshil duhet të ketë një “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”, i cili mund të merret elektronikisht në e-albania.

Gjithashtu nga e hëna do të lehtësohet lëvizja në zonat e gjelbërta, të cilat nuk janë të prekura nga Coronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme