Ministria e Mbrojtjes ka reaguar përmes një njoftimi për media, ku thotë se Forcat e Armatosura kanë ngritur gatishmërinë për t’i përgjigjur nevoja të KQZ-së. Më poshtë njoftimi i plotë:
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura garanton opinionin publik se në përputhje me kushtetuten e vendit dhe Kodin Zgjedhor ka marrë të gjitha masat që i takojnë FA-ve. Forcat e Armatosura ka ngritur gatishmërinë dhe i është përgjigjur Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Policisë së Shtetit për ndihmën e kërkuar në kohë rekord.
Gjithashtu, Ministria vijon të ketë në dispozicion të efektivëve të FA-ve dhe qytetarëve numrin 04 2226601/. 042226602/ 042228377.
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm garanton opinionin publik se Forcat e Armatosura do të vijojnë të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese me përpikmëri dhe profesionalizëm.