Shqipëri: Vdes 65 vjeçari, u shtyp brenda kamionit të mbeturinave

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Një burrë ka vdekur tragjikisht në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

65 vjeçari i cili ishte punonjës i pastrimit ka përfunduar brenda makinerisë që mbledh plehrat në kamp dhe është copëtuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën.

Sipas dëshmisë se kolegëve të tij, makineria në një moment është bllokuar dhe teksa ai po tentonte ta zhbllokonte aksidentalisht ka lëvizur levën dhe makineria e ka tërhequr brenda duke e copëtuar, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.

Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga policia.

Të ngjashme