Shqipëri, vritet me thikë 77-vjeçari në Poliçan

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Një 77- vjeçar, është vrarë me thikë pasditen e sotme në Poliçan.

Mësohet se i moshuari është Ramadan Çela.

Burime nga Policia bëjnë me dije se është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes me thikë të 77-vjeçarit, ndërsa sqaron se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Autori H.Ç; 37-vjeç, është konfliktuar me të moshuarin dhe më pas e ka qëlluar me mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 77-vjeçarit i cili nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, raporton Abc News përcjell Klan Kosova.

Njoftimi i plotë:

Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit.

Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës- thikë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme