Shqipëria goditet nga dy tërmete në mëngjesin e sotëm

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Dita e sotme ka nisur me tërmete në Shqipëri. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit raporton se ka regjistruar dy lekundje tërmeti ne orët e para të mëngjesit të sotëm.

Për fat magnituda ka qenë e ulët dhe nuk ka asnjë raportim për dëme, apo panik të shkaktuar.

Sic mund ta shihni edhe në tabelën më poshtë lëkundja e parë për datën 7 shkurt është regjistruar në oren 05:39 me epiqender 10 km ne Perendim të Gjirokastrës dhe me magnitudë 2.7.

Pas saj, një tjeter lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 06:14, në të njejtën epiqendër dhe me magnitudë 2.6.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm Kreta në Greqi është tronditur nga një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7.


Të ngjashme