Shqipëria listohet në tregjet ndërkombëtare

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 13:50 | Nga

Shqipëria u listua sot paradite në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili shprehu bindjen se “ne do të kemi sukses në këtë operacion, pikërisht sepse ekonomia, financat e qeverisja jonë, janë krejt e kundërta e atyre që thotë pasqyra e dëshpërimit të opozitës sonë rrugëhumbur”.

Pas operacionit të eurobondit të vitit 2015, që i mundësoi vendit emetimin e 450 milionë eurove për 5 vjet me një kupon prej 5.75%, Shqipëria emetoi një eurobond në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe blerjen e një pjese të eurobondit ekzistues që maturon deri në vitin 2020.

Transaksioni synon mbulimin e nevojave të financimit të qeverisë dhe menaxhimin në mënyrë proaktive të profilit të borxhit publik të Shqipërisë, njoftojnë medie nga Tirana.

Përmes transaksionit, Shqipëria synon të zgjasë afatin e detyrimeve të saj me një kosto të arsyeshme, të ndjekë diversifikimin e bazës së saj të investitorëve dhe të parashikojë nevojat e ardhshme të financimit.

Maturimi i konsideruar i obligacionit duhet të jetë nga 5 deri në 10 vjet, ndërsa shuma e emetuar do të jetë deri në 500 milionë euro dhe monedha e parashikuar është euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme