Shqipëria me shifrat më të larta në rajon për rastet me COVID-19

Prishtinë | 08 Shk 2022 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria renditet e para në rajon dhe e pesta në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore për numrin e infeksioneve me COVID-19 midis janarit 2020 dhe shtatorit 2021, sipas një studimi të botuar nga revista mjekësore, The Lancet.

Sipas EurActiv, studimi, i cili shqyrtoi infeksionet dhe vdekjet nga COVID-19 në 177 vende, zbuloi se shkalla e infeksioneve për 1,000 banorë në Shqipëri është 870.

Raporti shton se shkalla mesatare e infeksionit në vendet e marra në shqyrtim është 433 për 1,000 banorë, me Afganistanin që shënonte shifrën më të lartë me 988.

Raportit i mungojnë të dhënat për Kosovën.

Maqedonia e Veriut renditet poshtë Shqipërisë, me një shkallë infeksioni prej 838 për 1,000 banorë.

Ndërsa, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia kishin shkallë të infeksionit përkatësisht 717 dhe 552 për 1,000 banorë.

Megjithatë, Shqipëria renditet më mirë për sa i përket raportit të saj të infektimit ndaj vdekshmërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme