“Shqiponja” e Xhakës dhe Shaqirit mbërrin edhe në Zelandë të Re

Prishtinë | 24 Qer 2018 | 10:45 | Nga

Dy golat e futbollistëve shqiptarë të Zvicrës si dhe festa e tyre me shqiponjë në fitoren ndaj Serbisë në Botëror, është bërë lajm edhe në Zelandë të Re.

Gazeta “Herald” ka postuar një shkrim me titullin “Zviceranët e Ballkanit thonë fjalën përfundimtare”, ku në fotografi është Granit Xhaka me shqiponjë.

Xhaka kishte realizuar golin e barazimit teksa krejt në fund Xherdan Shaqiri kishte shënuar për fitoren e Zvicrës, 2 me 1, në një ndeshje që u komentua në gjithë botën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme