Ky është momenti i tmerrshëm kur një shqiponjë e artë mbërthen një vajzë 8-vjeçare, duke i shkaktuar asaj plagë në trup.
Ngjarja, që fatmirësisht u mbyll vetëm me dëmtime për të miturën, ndodhi gjatë një shfaqeje gjuetie me fajkoj në Kirgistan.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, fëmija doli papritur nga zona e spektatorëve, sapo shqiponja ishte lëshuar në qiell.
Në pamjet e publikuara në internet mund të shihet si grabitqari, me një hapje krahësh që shkon në rreth 2 metra, ulet tek fëmija dhe e kap atë me kthetra. Shqiponja e kishte ngatërruar fëmijën me prenë që duhet të kapte gjatë performancës.
Kujdestari i shpendit vrapoi për të shpëtuar fëmijën, e cila ndonëse e lënduar, iu kthye shëndoshë e mirë nënës së saj.