“Shqiponjat” mposhtin ekipin më të mirë në botë FaZe

Prishtinë | 06 Nën 2022 | 22:54 | Nga Ekonomia Online

Ekipi kosovar “Bad News Eagles” ka shkruar historinë duke eliminuar ekipin më të mirë në botë FaZe, nga turneu Major i CS:GO në Brazil.

Pas një ndeshje fantastike dhe përplot emocione ekipi “Bad News Eagles” ka eliminuar kampionin e Majorit të kaluar, ekipin FaZe, për të mbajtur gjallë rrugëtimin e tyre në Majorin e CS:GO në Brazil.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar, pas një super rikthimi në mapin e fundit ‘Mirage’, ku fituan me rezultat 22-20.

Paraqitje të mirë patën të gjithë lojtarët e ekipit, ndërsa më i dalluari padyshim se ishte kapiteni Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci.

Tani pas kësaj fitore ekipi “Bad News Eagles” i duhen dy fitore tjera për të kaluar në fazën tjetër të turneut IEM Rio Major.

Të ngjashme