Shqiptarët nuk duhet të lejojnë fuqizimin e VMRO-s

Prishtinë | 30 Pri 2024 | 21:09 | Nga Leonard Kerquki

Për zgjedhjet në Maqedoni…

Deklarata e sotshme e kandidates se VMRO-s per krijimin e nje Tribunali ndërkombëtar per “krimet” e shqiptarëve në vitin 2001, flet qartë për synimet e kësaj partie pro serbe e pro ruse.

Kjo deklarate ka ardhur pasi që dorëzimi pa kushte i Koalicionit VLEN e ka trimëruar Mickovskin dhe krejt ata maqedonas që besojnë se mund të rikthehet situata e dikurshme në Maqedoni kur shqiptarët ishin popull i shtypur dhe i nëpërkëmbur.

Vetëm një parti e fuqishme shqiptare i bën ballë kesaj stuhie te fashistëvs maqedonas dhe servilëve të gatshëm për pushtet – pa kushte.

Nuk ka asnjë instancë ndërkombëtare qe deshiron shtypjen e shqiptarëve në Maqedoni, e as nje VMRO në pushtet. Kushdo që thote këtë, ia ben argatin Mickovskit.

Shqiptarët nuk duhet të lejojnë fuqizimin e VMRO-s dhe nuk duhet te lejojnë që Maqedonia ta ndryshojë kursin e integrimeve euroatlantike.

Të ngjashme