Shqiptari që u shndërrua në hero në Itali

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 12:56 | Nga

Një shqiptar ka shpëtuar katër të rinj italian nga një aksident me makinë, ngjarja ka ndodhur në zonën e San Martino di Trecate.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe guximit të një shtetasi të ri shqiptar në Cerano, i cili në kohën kur ndodhi incidenti, ishte duke shkuar në punë dhe pasi pa makinën e të rinjve të përfshirë nga flakët, filloi të kontrollonte në mjet nëse ka persona, shkruan Corriere di Novara.

Gazetari italian raporton se edhe shoferët e tjerë u ndalën, por në vend që të kontrollonin nëse kishte pasagjerë, ata fotografuan atë që ndodhi me telefon.

E ndërsa shtetasi shqiptar i quajtur Zabit nuk e bëri një gjë të tillë, por menjëherë ka ndihmuar pasagjerët, ndërsa është shprehur “Pashë makinën në zjarr, dhe ndalova. Ishin 4 të rinj në makinë, një vajzë dhe tre djem, të cilët ishin të tronditur, ndoshta nga tymi, i tërhoqa ata nga makina. Është e vetmja gjë që duhet të bëja”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme