Duke u bazuar në raportet e pranuara nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim spitalor janë 41 pacientë, 13 pacientë me COVID-19 dhe 28 të tjerë post-COVID.
Sipas SHSKUK-së, ne oksigjenoterapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka dy pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-COVID-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.