ShSKUK-ja do ta pajisë me CT Spitalin e Ferizajt

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe drejtori i përgjithshëm, Valbon Krasniqi vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.

Gjatë vizitës i prezantuan investimet që do të bëhen nga ShSKUK në këtë Spital, ku parashihet të pajiset për herë të parë me Tomografi të Kompjuterizuar (CT).

Përmes këtyre pajisjeve do të lehtësohet trajtimi i pacientëve dhe puna e stafit mjekësor.

Menaxhmenti i spitalit njoftoi në lidhje me punën që po bëhet në spital dhe kapacitetet që ka spitali për trajtim të përgjithshëm të pacientëve, përfshirë edhe rastet me Covid.

Drejtori i ShSKUK-së dhe Bordi Drejtues, pasi shprehën falënderimin ndaj stafit të spitalit, ofruan përkrahje të mëtejme, qoftë përmes investimeve kapitale, furnizimit me barna dhe material shpenzues, por edhe me paisjet e nevojshme mjekësore.

Pas vizitë së Spitalit, u vizitua edhe Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpinë për Integrim, ku poashtu u shpalos puna e këtij institucioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme