ShSKUK: Në trajtim janë 13 pacientë me Covid-19, 23 të tjerë post-Covid

Prishtinë | 13 Nën 2021 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 13 pacientë janë në trajtim me Covid-19, teksa 23 të tjerë janë post-Covid.

Sipas njoftimit, 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi, teksa një është në mjekim intensiv.

Njoftimi i plotë:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univerisitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë nga Covid-19.

13 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 23 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid. 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Të ngjashme