Shtatë shenja që ju keni një inteligjencë mbi mesataren

Prishtinë | 21 Nën 2024 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Shkenca na thotë gjithmonë gjëra të reja për veten tonë, që herë na ngatërrojnë, e herë na iluminojnë. Një gjë me të cilën jemi shpesh të dashuruar, është njohuria se sa inteligjentë jemi. Këto 8 tipare përmirësojnë në mënyrë radikale inteligjencën tuaj. Disa i zgjidhni, të tjerat janë zgjedhur për ju.

  • Jeni të gjatë

Një studim i Universitetit të Princetonit zbuloi se njerëzit e gjatë janë në fakt më të zgjuar. Ata zbuluan se që në moshën 3 vjec, më të gjatët kishin prirje të merrnin rezultate më të mira në testet konjitive.

  • Ke një mace

E çuditshme, apo jo? Një studim i vitit 2014 ka zbuluar se njerëzit që e konsideronin veten si më të afërt me macet ishin më inteligjentë. Kjo mund të jetë e vërtetë për shkak të faktit se ata që mbajnë mace konsiderohen gjithashtu të mbyllur në vete, me zakone dhe hobe më intelektuale.

  • Keni “provuar” drogë më parë

Një studim në vitin 2012 zbuloi një lidhje mes inteligjencës së lartë në fëmijëri dhe përdorimit të drogave të paligjshme më vonë në jetë. Kjo ndoshta nënkupton se fëmijët inteligjentë shpesh herë do të eksperimentojnë me droga në një moment në jetë – më shumë nga kurioziteti, ndoshta.

  • Je majtak

Disa studiues kanë thënë se njerëzit që përdorin kryesisht dorën e këmbën e majtë kanë atë që quhet mendimi divergjent, që është një formë krijueshmërie e cila të jep aftësi të reja dhe të pazakonta të zgjidhjes së problemeve.

  • Jeni të hollë

Një studim i vitit 2006 në Francë zbuloi se njerëzit më të hollë, ku kjo nënkupton shëndet më të mirë, kanë gjithashtu mendje më të shëndetshme. Ata dalin më mirë në testet e fjalorit se sa të singjashmit me më shumë peshë.

  • Nuk janë duhanpirës

Duhanpirja nuk është gjë e zgjuar, dhe me sa del tani, nëse pi duhan ka shumë gjasa të kesh një kuocient inteligjence më të ulët se sa ata që nuk pijnë duhan. Kjo të paktën sipas një studimi me 20 mijë të rinj në Izrael.

  • Ke luajtur një instrument

Kjo vlen sidomos për ata që kanë luajtur instrumente kur ishin fëmijë, shrkuan bota.al. Një studim i vitit 2011 i inteligjencës verbale të fëmijëve 4-6 vjeç zbuloi aftësi më të mëdha pas një muaji punë me një instrument.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme