Shtëpia e Bardhë sanksione të tjera kundër Rusisë

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 15:48 | Nga

Shtëpia e Bardhë parashikoi të marrë sanksione shtesë kundër Rusisë, theksuan sot zyrtarët e lartë të administratës Trump.

Kongresi është shprehur tashmë për sanksione kundër Rusisë, akuzuar nga amerikanët për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale 2016.

Më 30 janar, Thesari amerikan publikoi një listë prej 200 zyrtarësh rusë, pa njoftuar masa të menjëhershme ndëshkuese.

Duke u shprehur nën kushtet e anonimatit, zyrtarët e lartë të administratës Trump shpjeguan se një grup pune ishte ngritur për të parandaluar çdo lloj ndërhyrjeje në zgjedhjet parlamentare vjeshtën e ardhshme.

Po punohet për vendosjen e sanksioneve lidhur me veprimet destabilizuese të sistemit zgjedhor amerikan atribuar Moskës gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

“Ne po bëjmë një punë të madhe, ne e kemi marrë këtë shumë seriozisht, kjo është një çështje për sigurinë kombëtare”, theksoi një zyrtar i administratës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme