Shtëpia e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” – destinacioni i studentëve të UBT-së në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, studentët e Fakultetit Psikologji në UBT të shoqëruar nga Fisnete Hajrizi, dekania e Fakultetit, Denis Celcima, si dhe profesoreshat: Vjollca Pllana, Diana Sejdiu – Shala dhe Anita Sadikaj, kanë realizuar një vizitë në një vend të veçantë – në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, në Suharekë.

Përgjatë kësaj vizite, studentët u mirëpritën nga Halil Kastrati, dhe banorët e Shtëpisë së të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”.

Kjo vizitë e studentëve u bë me qëllim për të festuar dhe nderuar fuqinë dhe rëndësinë e gruas në shoqëri, duke u përkushtuar që përmes disa dhuratave simbolike të tregojnë ngrohtësinë njerëzore me njerëzit që meritojnë respektin dhe përkrahjen e gjithsecilit.

Vizita e studentëve në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” ishte frymëzuese, meqenëse panë dhe dëgjuan histori të rralla dhe emocionuese nga njerëzit që janë në shtëpi, të cilët kanë përjetuar të gjitha sfidat e jetës dhe kanë kaluar kohëra të vështira.

Të ngjashme