Shtetasi i huaj arrestohet për vjedhje në Aeroportin “Adem Jashari”

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin se ka kryer vjedhje në qershor të këtij viti.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës 12.06.2023-09:41.  Lidhur me rastin me datë 05.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer vepre e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme