Shtetasi i Shqipërisë tenton ta korruptojë policin e Kosovës me 20 euro

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Shqipërisë ka tentuar t’i ofrojë ryshfet në vlerë 20 euro policit Kosovar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Sipas raportit të policisë i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë dje rreth orës 12:15 gjatë kalimit në Vërmicë ka tentuar ta korruptojë policin e Kosovës i cili ishte në detyrë zyrtare

Ndaj të dyshuarin është inicuar lënda dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“DHËNJE E RYSHFETIT: PKK Vermicë 28.08.2020 – 12:15. Ndaj të dyshuarit mashkull Sh/ Shqiptar është inicuar lënda e rastit si më lartë pasi i njëjti ka tentuar t’i ofroj ryshfet para në vlerë 20 euro zyrtarit policor i cili ishte në detyrë zyrtare. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme