Shtetasit turk i vidhet kasaforta me para dhe stoli ari

Prishtinë | 14 Pri 2026 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme një shtetas turk me banim në Kosovë ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë ata i kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para të gatshme dhe disa orë dhe stoli ari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

Të ngjashme