Shteti me 270 milionë banorë e miraton vaksinën kineze për Covid-19

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Rregullatori i ilaçeve në Indonezi të premten e miratoi për përdorim emergjent vaksinën e kompanisë kineze, Sinopharm, kundër Covid-19. Dozat e saj do të përdoren në skemën private të vaksinimit, përmes së cilës kompanitë blejnë vaksina nga qeveria për ta vaksinuar stafin e tyre.

Pas një kompanie tjetër kineze dhe kompanisë AstraZeneca, Sinopharm është kompania e tretë që i miratohet vaksina në Indonezi. Ky shtet po synon që të vaksinojë 181.8 milionë njerëz deri në janarin e vitit të ardhshëm.

Indonezia është në mesin e shteteve më të prekura nga pandemia në Azi, me mbi 1.6 milionë të infektuar e më shumë se 45.000 të vdekur nga Covid-19, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Zhvilluesi i vaksinës kineze që u miratua për përdorim emergjent në Indonezi ka thënë se ajo është 79.34 për qind efektive për t’i mbrojtur njerëzit nga sëmundja, duke u mbështetur në të dhënat e brendshme të kompanisë.Reklamë

Programi i vaksinimit në Indonezi është ngadalësuar për shkak të ndalimit të eksportit të vaksinave që e mori India.

Deri më tani, rreth 12.3 milionë njerëz nga popullsia 270-milionëshe e ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme