Dosje dhe fakte të reja në lidhje me rastin e ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Saimir Tahiri.
Burime nga “Shekulli” bëjnë me dije se autoritetet e Italisë kanë sjellë edhe 400 faqe dosje për Tahirin. Në këto 400 faqe ka prova, fashikuj dhe fakte. Nisur nga provat e reja, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të insistojë në heqjen e imunitetit për ish-numrin një të Ministrisë së Brendshme Saimir Tahiri. Bëhet me dije se nga Prokuroria e Katanias janë vënë në dispozicion të Prokurorisë së Shqipërisë faqe të disa dosjeve të mbushura plot me fakte në lidhje me dosjen e shumëpërfolur “Habilaj”, ku është i përfshirë në aferë edhe ish-ministri Tahiri.
Dosjet janë tanimë në zyrat e Prokurorisë për Krimet e Rënda. Dosjet që kanë mbërritur sonte në Prokurorinë shqiptare janë të tjera fakte që implikojnë ish-numrin një të policisë së shtetit.