Shtohen rastet e keqtrajtimit seksual e fizik të të miturve

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Është rritur numri i rasteve të keqtrajtimit seksual dhe fizik të të miturve në Komunën e Kamenicës. Qendra për Punë Sociale në këtë komunë ka evidencuar 6 raste të keqtrajtimit të fëmijëve, të cilat kanë ndodhur në vitin 2018.

Prej tyre 3 raste kanë të bëjnë me keqtrajtimin seksual të fëmijëve, 2 me keqtrajtimin fizik të fëmijëve dhe 1 rast ka të bëjë me neglizhim të fëmijës. Viktimat i takojnë gjinisë femërore. Kurse në komunën e Vitisë keqtrajtimi i fëmijëve është në aspektin fizik, i cili ndodh brenda dhe jashtë rrethit familjar, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë komunë janë evidencuar 12 raste të keqtrajtimit fizik të fëmijëve. Kurse QPS-ja në komunën e Novobërdës kanë deklaruar se ata nuk kanë të evidencuar ndonjë rast që ka të bëjë me keqtrajtim fizik të fëmijëve. QPS-ja në Viti dhe Kamenicë deklarojnë se për parandalimin e këtij fenomeni, i cili është në rritje duhet të ketë një angazhim dhe reagim më të madh të shoqërisë. Zyrtarja për shërbime sociale në Komunën e Kamenicës, Kimete Kryeziu, deklaron se shqetësuese mbeten keqtrajtimet seksuale të fëmijëve. Ajo thotë se ka raste të evidencuara kur fëmijët po shantazhohen përmes internetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme