Shtrihet në rrugë, pengon qarkullimin e lirë dhe sulmon policët

Prishtinë | 23 Shk 2017 | 11:07 | Nga

Në Ferizaj ka ndodhur një gjë e pazakontë.  Policia njofton se një person është shtrirë në rrugën kryesore ku ka penguar qarkullimin e lirë të veturave dhe të këmbësorëve.

Kur njësiti policor ka ndërmarrë veprimin për ta larguar të dyshuarin nga rruga, i njëjti i ka sulmuar policët me grushte dhe shqelma, policët kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme