Gjykimi i kreut të Nismës, Fatmir Limaj dhe të tjerëve nën akuzat për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre është shtyrë.
Një dëshmitar i prokurorisë mungoi në gjykimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar.
Në gjykimin kundër Limajt, Nexhat Krasniqit, Endrit Shalës, Shpëtim Telakut e Florim Zukës ishte dashur të dëshmonte Suad Puireva, por ai nuk u paraqit në gjykatë.
Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.
Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015, e cilësoi të ngritur me urdhër politik.