Shtyhet seanca e jashtëzakonshme në Prizren në mungesë të kuorumit

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi, si pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të nismës për bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Mamushës, në fushën e infrastrukturës rrugore.

Thirrja për mbledhje të jashtëzakonshme erdhi pas kërkesës së paraqitur për miratim të këtij bashkëpunimi nga ana e kryetarit të Komunës.

Fillimisht në lidhje me këtë çështje fjalën e mori drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, i cili dha sqarime për bashkëpunimin e mundshëm me Komunën e Mamushës për këtë projekt, mirëpo më pas me lëshimin e sallës të disa kuvendarëve, Kuvendi nuk kishte kuorum për ta votuar këtë pikë.

Projekti në fjalë ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat Smaç, Medvec dhe Zojz, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në mirëqenien e banorëve të të dy komunave dhe në zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

Të ngjashme