Seanca e dytë kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, e cila është paraparë të fillojë në ora 13:00, por me kërkesë të gjyqtarit Beqir Kalludra është shtyrë për orën 14:00.
Avokati i Krasniqit, Tomë Gashi ka bërë të ditur se në këtë seancë Gjykata do të duhet të vendos lidhur me kërkesën e avokatëve për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Krasniqi, Arifi, Haliti dhe Batusha akuzohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit të kaluar.