Shtypen kartëmonedhat e reja 2000 lekë e 500 lekë për një periudhë disa-vjeçare

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, ka vendosur miratimin e shtypjes së kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 500 lekë dhe 2000 lekë.

“Në këtë kuadër, shtypja e këtyre kartëmonedhave vjen si rezultat i plotësimit të kërkesave të ekonomisë për para në vlerë dhe strukturë si dhe të sigurimit të një furnizimi të rregullt me këto kartëmonedha për një periudhë disa vjeçare”, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë, si emetuesja e vetme e monedhës kombëtare, kujdeset vazhdimisht që struktura dhe cilësia e parasë në qarkullim të plotësojë në mënyrë dinamike nevojat e tregut, duke u përshtatur me evoluimin e fuqisë blerëse dhe teknologjisë së qarkullimit.

Të ngjashme