Shumë maturantë marrin pjesë në “UBT Summer of Code 2016”

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 18:15 | Nga

Aktivitetit më i madh në fushën e teknologjisë informative për maturantë, “ UBT Summer of Code”, të enjten, më 28 korrik, ka zhvilluar aktivitetin e saj në kampusin e UBT-së në Prishtinë, me ç’rast është vërejtur një fluks i madh i të interesuarve për ndjekjen e këtyre ligjëratave.

Aktiviteti i parë i këtij organizimi ka filluar me regjistrimin e të interesuarve për pjesëmarrje, të cilët më pas, kanë pasur mundësi të njoftohen me ligjëruesit, detajet rreth trajnimit, rezultatet e arritura nga ky trajnim, si dhe projektet të cilat do të realizohen, për aq kohë sa edhe do të zgjasë ky organizim.

“UBT Summer of Code”, e organizuar për maturantët e vendit tonë, do të zgjas deri më 15 shtator, kurse ligjëratat do të mbahen në qendrat e UBT-së në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme