Shumë skuadra interesohen për ta transferuar Wernerin

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Listës së klubeve që po e kërkojnë sulmuesin gjerman të Lepzigut, Timo Werner, i është shtuar edhe skuadra spanjolle, Barcelona, ka njoftuar gazeta spanjolle “Sport”.

Barcelona e sheh reprezentuesin e Gjermanisë si zëvendësues të sulmuesit të lënduar, Luis Suarez.

22-vjeçari, me 20 gola të shënuar, është në krye të listës së shënuesve më të mirë në Bundesligë, së bashku me sulmuesin e Bayernit, Robert Levandovski.

Interesim për sulmuesin e talentuar ka shprehur edhe skuadra e Liverpoolit dhe Chelseas.

Werneri me skuadrën elitare të Gjermanisë, ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Të ngjashme