Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Dragan Shutanovac tha me rastin e ftesës publike të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm në Kosovë se ky i fundit duhet të paraqesë platformën e tij.
Shutanovac tha në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika” e sotëm, se partia e tij nuk ka pranuar ftesë zyrtare për takim dhe se kur ajo do të arrijë, organet e partisë do të marrin në konsideratë, transmeton Klan Kosova.