Shyhrete Behluli publikon këngën “Jam shqiptar” në bashkëpunim me këngëtarin turk Sinan Akcil

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shyhrete Behluli, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Jam Shqiptar” mban titullin kënga e re e saj, për të cilën ka bashkëpunuar me artistin turk, Sinan Akçil.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, derisa klipi është realizuar në Turqi.

Tekstin e ka shkruar Fatmir Muja së bashku me Sinan Akçil, kurse për melodinë është përkujdesur po ashtu ky i fundit.

Orkestrimi u bë nga Mustafa Ceceli dhe për pjesën me çifteli u përkujdes Fatmir Makolli – Miti Geci.

Ndërkaq, videoja e veçantë i është besuar produksionit ‘Vizion Media’.

Të ngjashme