Si do të funksionojë tash Kuvendi dhe Qeveria pa përfaqësuesit politikë serbë?

Prishtinë | 05 Nën 2022 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Dhjetë deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë dhënë dorëheqje sikurse edhe përfaqësuesit tjerë institucional serbë në institucionet e Kosovës.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se vendet e deputetëve serbë mbesin të lira nëse nuk plotësohen me kandidatët që kanë garuar në zgjedhjet e fundit nga ky subjekt.

“Kuvendi mund tas vazhdojë punën, por që pengesë mund të bëhet në rastin e miratimit të ligjeve që kërkojnë votat e shumicës së 2/3 së dyfishtë” , është shprehur Miftaraj.

“Nëse i referohemi Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pozitat e garantuara, duhet të jenë domosdo nga partia që ka fituar më së shumti vota nga komuniteti serbe”.

Miftaraj ka thënë se edhe ministri duhet të jetë nga Lista Serbe, derisa ka shtuar se mungesa e tij nuk prish punën në funksionimin e qeverisë.

Të ngjashme