Si mësoi Chiara Ferragni të shkruajë shqip, na e tregon vetë blogerja

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Chiara Ferragni na la të gjithëve pa fjalë disa ditë më parë, kur uroi në shqip mikeshën e saj, këngëtaren Dua Lipa.

“Edhe 100 vjeçe zemër”, shkruante Chiara, duke shtuar në një koment tjetër: “Gëzuar ditëlindjen Dua bukuroshe!”

Me siguri keni pyetur veten se ku ka mësuar shqip Chiara dhe na lejoni t’ju themi që nuk bëhet fjalë për Google Translate. Blogerja e ka zbuluar vetë se kush fshihet pas “shqipes së saj të rrjedhshme”… Është mikesha e saj shqiptare, e quajtur Linda, ajo që e ndihmoi të shkruante urimet.

Sot, nëpërmjet një Instastory, Chiara na ka prezantuar me Lindën, e cila ka përshëndetur në shqip me kërkesë të Ferragnit.

Duket se Chiaras po i pëlqen shumë shqipja, kështu që mos u çudisni kur ta dëgjoni të flasë rrjedhshëm.

Të ngjashme