Ekonomia Online
FUNDIT

Si ndikon kurioziteti dhe fantazia te fëmijët?

Si ndikon kurioziteti dhe fantazia te fëmijët?

Kurioziteti, dyshimi dhe fantazia, janë tre vetitë më të gjalla të fëmijërisë dhe adoleshencës. Kurioziteti e nxit fëmijën të njohë dhe zbulojë gjërat që e rrethojnë. E nxit fëmijën të flasë si mami dhe babi. Dyshimi, është tharma e çdo aktiviteti kritik, e nxit fëmijën të verifikojë atë që ka mësuar, që di dhe thotë, […]

Kurioziteti, dyshimi dhe fantazia, janë tre vetitë më të gjalla të fëmijërisë dhe adoleshencës.

Kurioziteti e nxit fëmijën të njohë dhe zbulojë gjërat që e rrethojnë. E nxit fëmijën të flasë si mami dhe babi.

Dyshimi, është tharma e çdo aktiviteti kritik, e nxit fëmijën të verifikojë atë që ka mësuar, që di dhe thotë, të përsërisë fjalën dhe veprimin, për t’u siguruar që e di saktë apo ka nevojë për përmirësim dhe korigjim.

Fantazia është “magneti” që e tërheq fëmijën, adoleshentin, njeriun, në çdo kohë e në çdo moshë, drejt së panjohurës, dijes dhe të ardhmes.

Kombinimi dhe gërshetimi i këtyre tre vetive, “ndërton” motorin dhe çelësin e vënies në punë të mendjes, të inteligjencës, për të zbuluar e njohur veten dhe universin. Është kjo “treshe” që nxit, zhvillon dhe fuqizon vetëdijen dhe krijon procesin psikik të të menduarit.

Edhe institucioni shkollë, te kjo “treshe” e ka zanafillën dhe të ardhmen, si e ka përdorur dhe do ta përdorë këtë “treshe”.

Të ngjashme